Çeku priti senatorin Beall të Ajovas

18:13 / 11.10.2012
Ministri i FSK-së Agim Çeku, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Veseli dhe këshilltarja për Siguri Besa Kabashi, pritën sot Daryl Beall senator i shtetit të Ajova në SHBA.

Vitin e kaluar MFSK dhe FSK-ja kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim dhe Partneritet me shtetin amerikan Ajova. Ky bashkëpunim aktualisht është duke u zhvilluar në mënyrë intensive në shumë fusha. Për zgjerimin e këtij bashkëpunimi shkëmbehen delegacione dhe vizita pune në të dy drejtimet.

Në takim ministri Çeku e njoftoi mysafirin me zhvillimet në FSK dhe fushat e mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Një theks i posaçëm u vu mbi nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe jashtë fushës ushtarake, që bashkëpunimi të zhvillohet edhe në fushat civile në mes të dy vendeve me interes të përbashkët. /Telegrafi/`
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.