Çelet Kuçi

8:52 / 29.06.2012
Kosova nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian deri pas vitit 2020. Ky është konstatimi i Hajredin Kuçit, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Kosova do të hyjë në BE pas vitit 2020 dhe nëse liberalizimi i vizave ndodh brenda tre viteve.

Ai i bëri këto komente në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Kolegjit Universitar ISPE, me temë “Raportet Kosovë-BE”, njofton “Express”.

Kuçi ka thënë se anëtarësimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian, apo procesin e liberalizimit të vizave, nuk mund ta garantojë askush deri në momentin e fundit, pasi janë pesë shtete anëtare, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Mjafton, që vetëm njëri shtet mund të vë të drejtën e vetos dhe i tërë procesi mund të bllokohet, ka pohuar Kuçi.

“Në vitin 2004 pata deklaruar për media se unë do të isha i lumtur të hyjmë në BE në vitin 2014 dhe jam kritikuar për këtë. Tani po them do të isha i lumtur të hyjmë në BE pas vitit 2020 dhe unë e di se që do të kritikohem. Unë jam pak më i lirë tash me fol...”, ka thënë Kuçi, duke konsideruar se liberalizimi i vizave nuk mund të kryhet para tre vjetësh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.