Certifikim i diplomave i domosdoshëm

17:48 / 21.05.2013

Çdo qytetarë Kosovës, i interesuar për t’u certifikuar me një diplomë për njohje ndërkombëtare të gjuhës angleze Pearson, mund ta bëjë përmes kolegjit Evropian “Juridika”. Ky kolegj ka marrë nënshkrimin nga Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë për fillimin e certifikimit të interesuarve varësisht prej nivelit të tyre të njohjes së gjuhës angleze.

Udhëheqësi i përgjithshëm i Agjencionit për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë, Bedri Xhafa, shpreson të jetë një sistem i qëndrueshëm, pasi që duke qenë shumë i domosdoshëm në tjera vende, shpejtë mund të bëhet kusht edhe në Kosovë, për avancime akademike.
“Edhe ky është një sistem i përpunum në përpikmëri me shumë normativa të definume, me procese e krejt, dhe tash na e kem njëfarë përgjegjësie në rend të parë, pastaj ndaj partnerit atje dhe partnerëve të tjerë me u zhvillu si sistem, me pas qëndrueshmëri”, ka vlerësuar ai.

Nivelet e testimit do të ofrohen nga A1 deri në C2, dhe tarifat rreth testimit janë në fazën e diskutimit. Kolegji "Juridica" do të ofrojë Pearson Test English General për të gjithë qytetarët e interesuar të Kosovës nga 14 vjeç dhe më të vjetër, studentët, kurse stafi akademik i këtij kolegji do të jenë kandidatët e parë që do të marrin PTE gjeneral. 

Ndërkaq, dekani i Kolegjit Evropian “Juridika”, Agron Beka, thotë se rëndësia e kësaj do të vihet re me përmirësimin e jetës në përgjithësi.

“Ka pas thyeje të mdhaja, t’u u nisë së pari në aspektin e vetëdijes, por është domosdoshmëri me qëllimin që pasardhësve me ju lon sa ma pak probleme në këtë sferë”, ka thënë dekani Beka.

Përmes këtij programi Koordinatori i projektit Pearson, Agron Hajdari, thotë se kandidatët kanë edhe mundësinë e aftësimit akademik për fushën përkatëse. Sipas tij, niveli i kësaj certifikate është bazë për regjistrimet në nivelin e magjistraturës dhe doktoraturës në rajon dhe botë, por që së shpejti mund të bëhet edhe në Kosovë.

Aty njoftohet se Kolegji “Juridika” do të ofrojë kapacitetet e veta akademike dhe logjistike për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit me PTE, dhe zgjerimin e bashkëpunimit nëpërmjet familjarizimit me programet e tjera të certifikuara Pearson.

Sipas zyrtarëve të këtij kolegji, "Juridica" në partneritet me APPK-së do të organizojë test profesional të anglishtes për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të larta, fillimisht do të zgjedhë disa shkolla të mesme në mbarë Kosovën për të promovuar programet e saj, ku partneriteti me PTE do të jetë fokusi e prezantimit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.