Çështja e emrit, temë diskutimi mes Lajcak dhe Clinton

13:55 / 2.08.2012
Maqedonia dhe çështja e emrit raportohet të kenë qenë temë e diskutimeve mes zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër për Punë të Jashtme i Sllovenisë, Miroslav Lajcak, me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ata, siç informon Ambasada sllovene në Washington, kanë diskutuar për integrimet euroatlantike të vendit tonë, që rezultojnë të bllokuara prej vitesh si pasojë e kontestit të emrit me Greqinë.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e skenës botërore dhe sfidat me të cilat ballafaqohen SHBA dhe BE, do të ishte më së miri po që se vendet ballkanike do të vijonin punën në realizmin e reformave të tyre dhe proceseve integruese dhe të propozonin zgjidhje për problemet që ekzistojnë”, thuhet në kumtesën e Ambasadës sllovene në SHBA mbi takimin Lajcak-Clinton, transmeton Zhurnal.

Washingtoni, thuhet më tej në këtë kumtesë, i njeh mirë ngjarjet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me BE-në për t’i afruar ato pranë BE-së dhe NATO-s.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Lajcak është përkrahës i anëtarësimit të vendeve ballkanike në organizatat euroatlantike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.