Chavez fiton zgjedhjet

9:44 / 8.10.2012
Autoritetet zgjedhore në Venezuelë e kanë shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale, presidentin në detyrë, Hugo Chavez.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se Chavez ka fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, ndërsa kundërkandidati i tij, Capriles Henrique rreth 45 për qind.

Rezultati shënon fitoren e tretë radhaz të Chavez-it dhe i siguron politikanit socialist një mandat tjetër gjashtë vjeçar si president i eksportueses së naftës, Venezuelës, transmeton REL.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se më shumë se 80 për qind të rreth 19 milionë votuesve të regjistruar kanë hedhur votën të dielën.

Derisa shpalleshin rezultatet, mbështetësit e Chavez-it kanë festuar në rrugët e kryeqytetit, Karakas.

Chavez, një aleat i qeverisë ruse, bjelloruse dhe iraniane, është në pushtet që nga viti 1999, më shumë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të lirisë së mediave e kanë kritikuar atë për përdorimin e masave represive ndaj kritikëve të regjimit të tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.