Chavez kthehet në Venezuelë
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez është kthyer në Venezuelë të hënën, në orët e hershme të mëngjesit, pas ndërhyrjes kundër kancerit, që e bëri në Kubë.“Ne kemi ardhur sërish në Venezuelë”, ka shkruar Chavez, raporton AP.
“Faleminderit Zot. Faleminderit popull i dashur. Ne do të vazhdojmë trajtimin këtu”, është shprehur Chavez.
Chavez e ka kryer operimin e fundit në muajin dhjetor, cili ka qenë i katërti me radhë nga kanceri.
Në tetorin e kaluar është rizgjedhur president, por sëmundja nuk i ka lejuar të bëjë betimin për mandatin e ri. /Telegrafi/