Çifti i vrarë në Mallakastër: Në burg djali, i lirë babai
Babë e bir të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e çiftit nga Mallakastra janë paraqitur në gjykatën e Fierit për të marrë masën e sigurisë.Ndaj Bajram Malkajt, babai i autorit të vrasjes së bashkëshortëve, u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, duke u lënë i lirë pasi dyshohet se kishte dijeni për krimin e të birit dhe e ka fshehur atë.
Sakaq, siç NOA, autori i kësaj ngjarje, Xhavit Malkaj, u la në burg pa afat si autori që ekzekutoi me armë zjarri dy bashkëshortët në fshatin Belishovë dhe më pas krimit dogji me benzinë trupat e tyre brenda në shtëpi.
Enver (55) dhe Azbie Myftari (52), u gjetën të premten në mëngjes të vrarë e të shkrumbuar nga flakët në banesën e tyre, në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Në dëshminë e tij në gjykatë babai i vrasësit, Bajram Malkaj deklaroi se nuk është i përfshirë në vrasjen e çiftit nga Belishova. /Telegrafi/