Çitaku cakton ‘detyrat e shtëpisë’ për vitin 2012

19:19 / 27.01.2012
Në organizim të Ministrisë së Integrimit Evropian, të premten u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Punues për Integrim Evropian. Me këtë rast u diskutua rreth fillimit të dialogut për liberalizmin e vizave dhe adresimin e sfidave të identifikuara në Raportin e Progresit 2011.

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, sipas një komunikate për media, shprehu përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave të parapara me objektivat e kryeministrit për vitin 2012 dhe Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian.

Çitaku nënvizoi se viti 2012 do të karakterizohet me kryerjen e detyrave të shtëpisë, duke u bazuar në dy shtylla kryesore: procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, sekretarët e përgjithshëm të ministrive raportuan rreth progresit dhe sfidave në kuadër të përmbushjes së obligimeve të ministrive të tyre e që parashihen me kornizën strategjike në fushën e integrimit evropian. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Vlora Çitaku
Vlora Çitaku
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.