Çitaku fton në kafe Grubjesicin, e serbët për bukurinë e saj do ta njihnin Republikën e Kosovës!?

21:13 / 22.06.2013

Ministrja për Integrime Evropiane, është ministrja e parë e Kosovës që ka vizituar Beogradin. Ajo nuk kishte takime formale me zyrtarët serbë, por kjo nuk e ka zvogëluar interesimin e gazetarëve për të folur me të.

Çitaku në Beograd, i dha idetë e saj për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për takimin e zyrtarëve tjerë të Kosovës e të Serbisë, e jo vetëm të dy kryeministrave.

“Shumë kam menduar për këtë vizitë dhe kam arritur në përfundimin se normalizimi i marrëdhënieve duhet të zbatohet në terren. Është e qartë se kryeministrat tanë i normalizuan marrëdhëniet në Bruksel. Ne kemi nevojë që normalizimin ta bartim nga Brukseli në Beograd e në Prishtinë, dhe kjo nuk do të ndodhë nëse vizitat si kjo nuk bëhen gjë normale në Beograd dhe në Prishtinë”, ka thënë Çitaku për Blic.

“Është e qartë se duhet bërë shumë gjëra për të ndodhur kjo. Do të duhej të pi kafe me kolegen time, Suzana Grubjesic (zëvendësministren serbe për integrime evropiane), por ajo nuk është këtu. Mësoj se herën tjetër kjo do të jetë e mundur dhe se do të formalizoj raportet me kolegen time. Besoj se ky është hap i vogël, por i rëndësishëm”.

Ministrja e Kosovës është shprehur se ndjehet këndshëm dhe e sigurt në Beograd. Ajo tha se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është me rëndësi primare, se ruajtja e status quos nënkupton eskalim, ndërsa shtoi se Kosova dhe Serbia më 28 qershor, në samitin e shefave të shteteve të BE-së, to të kenë shansin për përparimin e mëtejshëm drejt BE-së.

Me kërkesë të Blicit që të përgjigjet në ftesën e Çitakut për kafe dhe idenë që edhe zyrtarët tjerë të ndjekin shembullin e dy kryeministrave, Grubjesic ka thënë: “Dy kryeministra takohen në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Besoj se edhe ne të dyja në të ardhshmen do të ulemi me ndonjë rast”.

Ndryshe, është interesant se komentuesit e Blicit, që janë të prirë të komentojnë sipas pikëpamjeve nacionaliste, këtë herë japin komente ndryshe. Shumica nga japin komplimente, si: “E bukur”, “si fotografi”, “edhe unë do të pija kafe me ty”, “zonjë”, “sharmante” e madje edhe: “Kjo do të më bindte ta pranoj Republikën e Kosovës”. Komentet me komplimente, kanë fituar më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.