Çka tha Hague në Beograd?

23:12 / 25.10.2012
Shefi i diplomacisë britanike, William Hague, ka thënë në Beograd se Serbia duhet ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, të zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të shënojë progres në eliminimin e struktura paralele të sigurisë në veri, thuhet në deklaratën e Ambasadës britanike në Beograd.

"Këta janë hapat konkrete që Serbia mund të arrijë në një periudhë relativisht të shkurtër, e që mund të bindin Bashkimin Evropian për angazhimin e Serbisë për marrëdhënie të mira me vendet fqinje", tha Hague, i cili çmoi edhe takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij serb Ivica Dacic.

Në një intervistë për RTS, në pyetjen nëse kishte porosi të veçanta për Beogradin e Prishtinën, ai thotë: “Mesazhi është se ky është një moment me rëndësi që duhet të shfrytëzohet. Ky është moment kur e tërë bota po shikon në këtë drejtim. Serbia ka fituar kandidaturën (për anëtarësim në BE-v.j.), ndërsa tash të gjithë presin të nisin bisedimet. Koleget e mia do të vijnë shpejtë këtu, Hillary Clinton dhe Catherine Ashton. Këtë moment duhet ta shfrytëzoni për përparime”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.