Cliff: Serbët të dalin në zgjedhjet e nëntorit

17:07 / 12.06.2013

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff tha sot se marrëveshja e Brukselit nuk ofron zgjidhje ideale, por që për banorët e veriut është më e rëndësishme që zgjedhjet lokale të parapara për muajin nëntor, të jenë të suksesshme dhe që serbët të dalin e votojnë.

Diplomati britanik tha se marrëveshja Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, i ofron mbrojtje serbëve përmes Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e përkrah edhe qeveria e Serbisë.

Çdo marrëveshje tjetër e cila nuk nënkupton ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, sipas tij, do të ishte e keqe për rajonin dhe shtete fqinje, transmeton Rel.

Ambasadori Cliff tha se në Ballkan ekzistojnë dy parime për stabilitetin.

“Ato janë integriteti territorial dhe parimi i vetëvendosjes. Andaj, ne mbështesim integritetin territorial të Kosovës në kufijtë që kishte në ish-Jugosllavi. Për këtë arsye, banorët e veriut të Kosovës duhet të jenë nën ombrellën e Kosovë”, citohet të ketë thënë Cliff në një intervistë për televizionin Most. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.