Clinton dhe Ashton arritën në Prishtinë

20:42 / 30.10.2012
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton kanë mbërritur në Prishtinë.

Në Aeroportin e Prishtinës, shefja e diplomacisë amerikane dhe ajo e diplomacisë evropiane janë pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zbogar.

Ndërsa, për të martën mbrëma, përveç njoftimeve se Clinton e Ashton do të qëndrojnë në Kosovë nuk janë dhënë shpjegime tjera nga Ambasada Amerikane dhe Zyra e BE-së, për të mërkurën, është paralajmëruar takimi i dy zyrtareve të larta ndërkombëtare me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Më pas, ato do të paraqiten edhe në një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, vizita e sekretares Clinton dhe baroneshës Eshton në Prishtinë pason vizitat e tyre në Sarajevë dhe Beograd.

Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kjo vizitë shihet si ecje përpara në procesin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet dy vendeve që, sipas kërkesave ndërkombëtare, duhet të përfundojë me një proces normalizimi të raporteve ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.