Clinton do t’i “bashkojë” Berishën e Ramën

10:23 / 30.10.2012
Deputeti Kastriot Islami e cilëson vizitën e Sekretares së Shtetit të SHBA, Hillary Clinton në Shqipëri si një rast për të afruar mazhorancën me opozitën. Për rrjedhojë, ai shprehet se kjo do të sjellë edhe plotësimin e tre kushteve të fundit për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.

Islami i bën thirrje ish-grupit parlamentar, që të mos “djegë” mundësinë e marrjes së statusit kandidat, por të miratojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

“Opozita duhet të votojë të tre ligjet për të mos rrezikuar marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Nuk ka asnjë arsye apo kusht, që duhet të vinte në rrezik këtë projekt të shqiptarëve. Kam besim vetëm tek mesazhi i Clintonit, që do të shërbejë për të kapërcyer këtë moment”, shkruan Islami në rrjetin social “Facebook”.

Sekretarja amerikane Hillary Clinton do të vizitojë Tiranën më 1 nëntor, ku gjatë qëndrimit për rreth tri orë do të takohet me drejtues të lartë të shtetit dhe përfaqësues të opozitës, poa shtu  do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.