Clinton: SHBA pranë jush, edhe 100 vjet të tjera

13:15 / 1.11.2012
“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”, ka thënë në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, në praninë e gjithë deputetëve, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

"Jam e gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësi për të folur para Parlamentit të një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Është nderi i madh, se sot bashkohem me ju, teksa festoni jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni luftuar shumë. Kur po vija me Topallin pashë fotografitë e paraardhësve tuaj. Kaq shumë ka ndryshuar gjatë 100 vjetëve. Por, diçka që është konstante është që SHBA kanë qenë dhe janë partnerët dhe miqtë tuaj”, ka thënë Clinton, transmeton “Shekulli”.

“Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike, si edhe jam mirënjohëse për kontributin e shqiptarëve në SHBA. Ata janë pjesë e qeverisë amerikane dhe kanë restorantet më të mira në botë", ka thënë ndër të tjera Clinton. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.