Clinton uron Nishanin

15:21 / 27.06.2012
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i ka përcjellë të mërkurën urimin e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave evropiane të popullit shqiptar”, thuhet në letrën e Clintonit.

Sipas sekretares amerikane, shkruan “Oranews” roli i Nishanit si president është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe ka shprehur bindjen se integriteti dhe pikëpamjet e presidentit Nishani tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës.

“Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”, shkruan Clinton.

Gjatë takimit ndërmjet presidentit, Bujar Nishani dhe ambasadorit Arvizu u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer me ambasadën e SHBA, i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë drejtimit të tyre nga Nishani, si dhe u shpreh angazhimi për të vijuar me të njëjtin nivel bashkëpunimi.

Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të Presidentit të Republikës dhe kontributi i tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.