Çmimet “Oscar” për korrupsion

14:37 / 2.03.2013
Të shtunën, me 2 mars, studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim, Kritikë Veprim, organizuan një aksion simbolik para ndërtesës se Qeverise se Kosovës.

“Qeveria e Kosovës sot karakterizohet me një veçori - Korrupsionin! Kryeministri me vartësit e tij për vite me radhë e ka dëshmuar se është mjeshtër i praktikave korruptive. Ai e ka perfeksionuar kaq shumë këtë zhanër sa që ne besojmë se meriton çmimet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në një kumtesë të kësaj Lëvizjeje studentore.

“Për këtë arsye, ne kemi përgatitur një listë çmimesh ‘Oscar’ për mjeshtrit e aktrimit, regjisë e teknikave të tjera, pasi që kemi vërejtur se këta vërtetë i meritojnë ato. Këto çmime u ndahen të gjithë atyre që kanë merita të larta për pasurim në kurriz të popullit dhe instalim të pushtetit e hajnisë:

Filmi më i mirë/Producenti: Fitues - Kadri Veseli
Aktori më i mirë në rolin kryesor: Fitues - Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)
Aktorja më e mirë në rolin kryesor: Fituese - Mimoza Kusari-Lila (Taksa për çimenton)
Aktori më i mirë në rolin mbështetës: Fitues - Blerim Shala
Aktorja më e mirë në rolin mbështetës: Fituese - Vlora Çitaku (Punësimi i familjareve të Shefit të Shefave)
Regjia më e mirë: Fitues - Hashim Thaçi
Filmi më i mirë i huaj: Çmimi ndahet në mes të Bechtel Enkas - Billion Dollar Highway, dhe KEDS - Sold for Pennies
Filmi më i mirë i shkurtër: Fitues - Behxhet Pacolli për Grandin
Skenari më i mire: Fitues – Chris Dell, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli (Për zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)
Skenari më i mirë i adaptuar: Fitues - Forenzika (Konkludimi për rastin Dino Asanaj)
Efektet speciale më të mira: Çmimi shkon për - Zhdukja e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të Prishtinës
Zërimi më i mirë: Çmimin e merr - Adem Grabovci (Pronto Afera)”.

Sipas organizatës, në Kosovë korrupsioni nuk është spontan, por është i organizuar e i orkestruar.

“Ky organizim shihet më së miri në procesin i cili po quhet ‘privatizim i ndërmarrjeve publike’. Në emër të privatizimit, Qeveria fali dhe pritet të falë ndërmarrjet publike me vitale në vendin tonë, të cilat janë shpresa e vetme për punësimin e qytetarëve tanë tani dhe në të ardhmen. Për më tepër, ato janë potenciali i vetëm me të cilën mund të rimëkëmbet ekonomia e Kosovës”.

Qytetarët e Kosovës sot jetojnë në varfëri të skajshme. 45 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri dhe 19 për qind në varfëri të skajshme me nga 0,92 cent në ditë. Ndaj, sipas Lëvizjes, “kjo gjendje e cila po vjen drejt përkeqësimit është edhe falë organizimit korruptiv e kriminal të modelit qeverisës të Hashim Thaçit me shokë”.

“Ne paralajmërojmë qeveritarët se nuk do të lejojmë që ky pushtet ta shesë, duke e vjedhur më pas, pasurinë e përbashkët dhe të plaçkitë çdo ditë e më shumë popullin e Kosovës. Sigurisht se nuk do te rrimë duarkryq, dhe se nëse ky trend vazhdon, reagimi popullor do të jetë shumë i ashpër dhe i pa kompromis”, thuhet në fund të kumtesës.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.