Çmimi Sakharov u ndahet dy iranianëve

12:35 / 26.10.2012
Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për Liri të Mendimit.

Ata janë iranianët e parë që fituan këtë çmim, që ndahet nga Parlamenti Evropian. Lajmi u bë i ditur sot në Strasburg.

Avokatja Nasrin Sotoudeh përfaqëson aktivistët opozitarë iranianë dhe të burgosurit që përballen me dënimin me vdekje.

Vitin e kaluar, ajo u akuzua për shkelje të ligjeve kombëtare iraniane të sigurisë dhe u dënua me 11 vjet burgim, transmeton REL.

Nga ana tjetër, regjisori i filmit, Jafar Panahi, u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2010 dhe njëkohësisht iu ndalua prodhimi i filmave për 20 vjetët e ardhshëm, bazuar në akuza të ngjashme.

Çmimi Sakharov nderon njerëzit apo organizatat që angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Gjithashtu çmimi përfshin një shpërblim prej 50 mijë eurosh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.