CNN: Krimi pas një grindjeje

17:11 / 22.02.2012
Rrjeti televiziv amerikan CNN hedh dritë mbi incidentin e ndodhur në fshatin Robat në Kandahar ku humbi jetën kapiteni Feti Vogli dhe u plagos rëndë nëntetar Aleksandër Peçi.

Duke cituar zyrën e shtypit në Kandahar, CNN raporton se forcat e aleate, gjatë misionit të tyre ishin duke shpërndarë në fshat fletëpalosje ku bëhej thirrje të rinjve të fshatit të shkonin në shkollë.

Trupat aleate, mes të cilëve edhe grupi i parë special i forcave shqiptare, shoqëronin për të siguruar personelin e agjencisë së ndihmës amerikane USAID-it, për të bërë të mundur hapjen e shkollave në këtë fshat.

Për të njëjtin mision referoi edhe Ministria e Mbrojtjes pak orë pas ngjarjes. Sipas CNN gjatë shpërndarjes së fletëpalosjeve ka filluar konflikti i trupave aleate me policët afganë, motive i së cilës nuk bëhet e ditur. Afganët kanë reaguar me armë ndaj forcave aleate ku mbeti i vrarë kapiteni shqiptar, pikërisht për këtë veprim.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes nuk u përcaktua qartë dhe vazhdon të ngelet jozyrtare motivi pse afganët hapën zjarr ndaj kompanisë shqiptare.

Ndërkohë që CNN ngre dyshimet e saj për sa i përket milicisë vendase. Sipas saj ky është rasti i 42 që policia vendase vret apo plagos forcat aleate duke e vënë në pikëpyetje të madhe transferimin e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë pikërisht te kjo forcë në 2014.

Pikërisht për një incident të ngjashëm, pak muaj më parë, ku humbën jetën katër ushtarë, Franca kërcënoi se do të tërhiqte përpara afatit trupat e saj. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.