Colvin ndriçoi të vërtetën për luftën në Kosovë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, shpreh keqardhje për vrasjen në Siri të gazetares amerikane Marie Colvin dhe kolegut të saj, fotoreporterit Remi Ochlik“Colvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Znj. Colvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës”, thuhet në telegramin e Hoxhajt.
“Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë”.
MPJ dënon këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt.
“Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut”, ka thënë ndër të tjera ministri Hoxhaj. /Telegrafi/