Cooper: Palët janë shumë larg njëra tjetrës

21:41 / 27.01.2012
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka zhvilluar të premten pasdite një bisedë përmes videolidhjes me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut teknik me Serbinë.

Tema kryesore të bisedës ishin çështja e bashkëpunimit rajonal, situata në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe procesi i finalizimit të protokollit teknik të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve.

Sipas komunikatës nga zyra Tahirit, lidhur me bashkëpunimit rajonal, zv/kryeministrja ka theksuar se Kosova duhet të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran, me simbolet e saja shtetërore dhe të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale, si dhe ka hedhur poshtë propozimet e Serbisë për çfarëdo referencash që nuk përkojnë me realitetin, duke thënë se Rezoluta 1244 është e tejkaluar juridikisht dhe politikisht.

Pos tjerash, Tahiri ka kërkuar që të zbatohen plotësisht marrëveshjet e arritura për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë, si dhe ka kërkuar që BE-ja të bëjë presion të shtuar mbi Serbinë për të hequr pengesat, si dhe për të hequr tarifat për sigurimin e automjeteve dhe rritjen e dinamikave në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Nga ana e tij, ndërmjetësi i BE-së në dialog, thuhet se ka marrë në dijeni qëndrimet dhe kërkesat e palës kosovare dhe ka premtuar angazhim për të përafruar qëndrimet e palëve për çështjen e bashkëpunimin rajonal, të cilat tash për tash janë shumë larg njëra-tjetrës. Ai po ashtu ka premtuar angazhimin e tij për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Robert Cooper dhe Edita Tahiri
Robert Cooper dhe Edita Tahiri
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.