Dënohen sulmet ndaj mediave në Kosovë

11:58 / 23.07.2012
Reporterët Pa Kufij dënuan dy sulmet e fundit të selive të mediave, njëra prej të cilëve u bë shënjestër e të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetra u mbyll pas një urdhri të qeverisë lokale.

“Këto dy incidente pothuaj simultante vënë në pah paqëndrueshmërinë e lartë, në të cilën profesionistët e mediave punojnë në rajon”, vlerësoi organizata për lirinë e shtypit.

Më 17 korrik, autoritetet lokale në Mitrovicë hynë në zyrat e Radio TV Mitrovicës.

Të shoqëruar nga pjesëtarët e policisë, zyrtarët komunalë ia ndërprenë programin RTV Mitrovicës, e detyruan stafin ta lëshojë objektin, ndërsa hodhën pajisjet dhe materialet e incizuara në rrugë.

“Është e papranueshme që qeveria lokale urdhëron vandalizmin e një organizate mediale, derisa është duke u përpiluar vendimi ligjor, i cili do ta qartësonte të drejtën e pronës”, vlerësuan Reporterët Pa Kufij.

“Ne kërkojmë që RTV M-së t’i ofrohet kompensimi për dëmin e konsiderueshëm që i është bërë dhe kërkojmë që të zhbëhet vendimi i komunës. RTV M duhet të jetë e gatshme të operojë lirshëm në zyrat e saj deri në marrjen e vendimit gjyqësor”.

Në ndërkohë, 40 kilometra në veri të Mitrovicës, të shtëna me armë zjarri kanë shënjestëruar Radio Kollashinin në Zubin Potok. Sulmi ndodhi më 19 korrik, dy ditë pas aksionit në RTV M.

“Jemi të shokuar nga sulmi mbi Radio Kollashinin”, theksuan Reporterët Pa Kufij, transmeton REL.

“Hetimet fillestare lënë të kuptojnë se sulmi ishte i planifikuar. Ne kërkojmë që autoritetet t’i ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar sigurinë e gazetarëve nëpër vendet e tyre të punës”.

Kosova rangohet e 87-ta në mesin e 187 vendeve në indeksin e Reporterëve Pa Kufi për lirinë e shtypit në vitin 2012. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.