Daci: S’kërkova asgjë - as për vete, as për LDD
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka deklaruar se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për LDD- në apo për veten, por për Kosovën.Daci në “Klan Kosova” ka lavdëruar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili sipas Dacit është prej të paktëve njerëz në LDK që nuk ka motive personale apo edhe shkatërruese ndaj dikujt tjetër.
Daci ka lavdëruar punën e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinjat. Sipas tij, Haradinaj është politikani që i duhet Kosovës. Atij i vjen keq që ka përfunduar shpejt koha kur Ramushi ishte Kryeministër.
Lideri i LDD-së Daci e ka vlerësuar nismën për këtë bashkim. /Telegrafi/