Dacic: Bisedimet ishin dramatike

14:27 / 3.04.2013

Kryeministri serb, Ivica Dacic bisedimet e djeshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit i ka përshkruar si dramatike. “Dramatike, jo për nga toni, por për atë që fitohet ose humbet, për pasojat e mundshme”, ka thënë Dacic.

Se sa dramatike kanë qenë bisedimet, Dacic ka treguar se zëvendësi i tij, Aleksandar Vuciq i kishte kërkuar dorëheqjen. “Unë normalisht se e refuzova”, është shprehur Dacic.

Ai ka treguar se mospajtimet, dhe ndryshimet në qëndrime rreth palëve ishin rreth kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe.

“E nga ana tjetër, populli ynë në Kosovë e Metohi, nuk e pranon që ajo bashkësi të jetë pa përgjegjësi serioze. Për çdo popull është me rëndësi ta dijë se kush e mbron, kush e ruan, kush e gjykon, kush e akuzon, kush e shkollon”, ka thënë Dacic.

Megjithatë, sipas tij ka diçka të mirë nga takimi që zgjati më shumë se 12 orë. “Nëse ka diçka për çfarë u pajtuam është fakti se bëmë një hap drejt normalizimit të raporteve tona”, ka thënë Dacic, raporton Klan Kosova.

Duke folur edhe për tensionet e ngritura gjatë takimeve, kryeministri serb ka thënë se diçka të tillë ka në secilin takim. Por, sipas tij, atmosfera ishte pak më e rënduar, për shkak se u vlerësua se kjo është dita e fundit për marrëveshje.

Dacic ka pranuar se pas dështimit të së martës, do të jetë shumë vështirë, që të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedoj direkt, me Prishtinën, edhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, vetëm për të gjetur një zgjidhje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.