Dacic këmbëngul për ndarje të Kosovës

14:02 / 6.10.2012
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e drejtë.

Ai këto komente i ka bërë për gazetën “Delo”. Kryeministri serb ka theksuar se bëhet fjalë për qëndrim të tij personal dhe se për të nuk insiston sepse “qëndrimet e veta nuk mund t’i imponojë...”.

“Ende gjithnjë mendoj kjo është zgjidhja më e shpejtë, më e mirë dhe më e drejtë, e cila është e pranueshme si për shqiptarët ashtu dhe për serbët, sepse ajo respekton interesat e tyre legjitimë”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “qeveria natyrisht se përpiqet për zgjidhje paqësore dhe vazhdimin dialogut Beograd – Prishtinë”.

Ky dialog “sipas mendimit tonë duhet të përfshijë edhe çështje politike e jo vetëm ato teknike”, ka thënë Dacic, transmeton “Koha”.

Kryeministri serbe ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës “nuk mund të jetë e plotë po qe se nuk ka pajtueshmëri dhe marrëveshje me Serbinë." Ai ka thënë po ashtu se BE nga Serbia nuk e pret njohjen e Kosovës.

“Me mua për këtë kërkesë të Brukselit askush nuk ka folur as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht”, ka thënë Dacic, dhe ka thënë se është e nevojshme të gjendet zgjidhja “që të ruhen interesat shtetërore kombëtare ashtu që Serbia nuk do të ketë nevojë ta njohë Kosovë...”.

"Vëni e Serbisë para dilemës që, nëse do të hyjë në BE duhet ta njohë Kosovën është shumë e dëmshme sepse kjo e shton disponimin anti-evropian edhe ashtu mjaft të lartë", ka thënë Dacic për gazetën sllovene. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.