Dacic: Ndarja e Kosovës, zgjidhja e vetme

23:53 / 21.09.2012
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Brukseli nuk mund ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe se ndarjen e saj e sheh si të vetmen zgjidhje të mundshme dhe reale.

“Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Dacic, raporton Rel.

“Në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Brukseli nuk mund të na detyrojë të njohim pavarësinë e saj”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “Kosovën nuk e kanë pranuar as pesë vende të Bashkimit Evropian”.

Sipas tij, tani duhet të çtensionohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ivica Dacic
Ivica Dacic
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.