Dacic: Pa marrëveshje, nuk i zhbëjmë institucionet

10:36 / 16.02.2013
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Serbia nuk do të zhbëjë institucionet e saj në Kosovë, pa një marrëveshje të garantuar ndërkombëtarisht për atë se çka do t’i zëvendësojë ato

"Në negociata jemi duke u përpjekur për të përcaktuar autonominë e serbëve në Kosovë. Për ne kjo është autonomi në autonomi. Kërkojmë formimin e bashkësisë së komunave serbe, me përgjegjësi të qarta: edukim, arsim, gjyqësia në shkallën e parë dhe të dytë, polici që do të ketë marrëdhënie me autoritetet e Prishtinës - por edhe me Beogradin”, ka thënë ai për TV Pink.

Ai përsëriti se situata është shumë e vështirë dhe se çdo ditë Serbia po e humbet sovranitetin dhe “shenjat” themelore të shtetësisë, dhe se institucionet serbe në Kosovë janë pak të pranishme.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë dhe gjasat për Serbinë për të marrë një datë për fillimin e negociatat me BE-në, Dacic tha se në bashkësinë ndërkombëtare ka qarqe që mendojnë se është momenti i duhur për të bërë “hyxhym” në Serbinë, sepse ajo është e gatshme për këtë për shkak të datës.

"Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar. Që dialogu të ketë sukses nevojiten lajmet e mira, e jo presionet dhe lajmet negative. Prandaj, kjo do të ishte vrasje e dialogut, e jo kontribut që dialogu të sjellë rezultate, sepse nuk ka çfarë presioni tjetër të bëhet mbi Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia kërkon “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”, që do t’ia mundësonte Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por që në anën tjetër të definojë qartë pozitën e popullit serb në Kosovë dhe mënyrën e tyre të organizimit të jetës politike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ivica Dacic
Ivica Dacic
 
 
Magazina
19:26 / 19.05.2013
Eva Longoria, Foto: Getty Images/Zumapress

Longoria pa të brendshme në Kanë (Foto)

Aktorja hollivudiane me prejardhje meksikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendje më shumë se që është dashur gjatë ecje...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.