Dacic pranon: Kosova kusht për BE

14:01 / 13.07.2012
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se beson se ndarja e Kosovës është një nga zgjedhjet më të mira të mundshme, por çështje është se sa kjo temë është aktuale për bashkësinë ndërkombëtare dhe për shqiptarët, ndërkaq ka thënë se nuk ka biseduar me kryetarin serb Nikolic për planin e tij rreth Kosovës.

Në intervistën për Deutsche Welle ai ka thënë se në marrëdhëniet e Serbisë me BE e vetmja çështje kontestuese ka mbetur Kosova.

“Ekziston pjesa e përgjithshme që ka të bëjë me përparimin e Serbisë dhe ajo do të definohet në raportin e Komisionit Evropian në tetor. Pavarësisht nga kjo, duhet të përfundojnë çështjet që në dhjetor janë përmendur për Kosovën”, ka thënë Dacic, transmeton FoNet.

“Aty mendohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, bisedimet për rrymën dhe telekomunikacionin, veprimin EULEX-it dhe të KFOR-it e të institucioneve të tjera në tërë territorin por edhe për fillimin e dialogut politik për të cilin Nikolic ka thënë se nuk është kontestues që të zhvillohet edhe në nivelin më të lartë shtetëror”, ka theksuar Dacic.

Ai ka vlerësuar se ky dialog do të konfirmonte që marrëdhëniet të rregullohen ashtu që të mos prishet rruga e Serbisë për në Evropë, por edhe që Beogradi të arrijë në situatën që me vepra të njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.