Dacic: Qëllimi serioz për zbatimin e marrëveshjes

22:47 / 22.05.2013

Pas arritjes së ujdisë për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri serb Ivica Dacic, ka thënë se ky plan vërteton ekzistimin e “qëllimit serioz” për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më 19 prill në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave.

“Plani përbëhet nga pjesa e parë, e kjo është harmonizimi i kornizës ligjore. Do të formohen grupet punuese të dyja palëve, të cilat do të paraqesin propozimin për atë se cilat ligje duhet të ndryshohen. Pjesa e dytë e planit ka të bëjë me vetë bashkësinë (asociacionin) e komunave serbe”, tha Dacic, për mediat serbe, duke shtuar se në këtë drejtim më shumë punë e pret Kosovën.

Sipas tij, në takim është arritur ujdia që të formohet një ekip udhëheqës i katër komunave në veri të Kosovës, i cili do të ketë për detyrë të përgatisë projektstatutin e asociacionit të komunave serbe.

“Ky trup do të ketë për detyrë të propozojë komandantin e Policisë së Kosovës, në përputhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, si dhe të koordinojë të gjitha aktivitetet e komunave deri në konstituimin e organeve të bashkësisë së komunave serbe”, tha ai.

“Pas kësaj, sipas planit do të caktohet numri i njerëzve që duhet të integrohen në organet policore dhe gjyqësore”, tha Dacic, duke shtuar se është shumë me rëndësi që përbërja e policisë dhe gjyqësisë të reflektojë përbërjen etnike të popullsisë së komunave. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.