Dacic: SHBA dhe BE nuk duhet të na shantazhojnë

15:40 / 30.10.2012
Ne i kemi vijat tona të kuqe, dhe njëra prej tyre është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Për çdo problem tjetër, ne jemi të gatshëm për të ofruar zgjedhje praktike, ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Dacic.

“Ky do të jetë thelbi i dialogut tonë. Por, ne gjithashtu presim që rrethanat e tanishme të jenë të shoqëruara edhe me përshpejtimin e integrimit të vendit tonë", ka thënë ai.

Kryeministri serb ka shtuar se nuk do të ketë kushte të vështira që do të caktohen dhe se askush nuk do të shantazhojë autoritetet e Beogradit me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Siç mëson “Blic”, temat kryesore të dialogut politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë të përcaktuara nga Brukseli. Temat janë prezantuar edhe në takimin e parë joformal në mes të Thaçit dhe Dacicit në Bruksel. Por, mund të ndodhë që vetë Ashton të dorëzoj listën temave në dialogun e ardhshëm në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Temat e dialogut politik pritet të jenë institucionet paralele në veri të Kosovës, por edhe ato që Prishtina do të ofrojë në territorin me popullsi serbe.

Temë e dialogut politik pritet të jetë edhe pjesëmarrja e Kosovës në takimet rajonale. Po ashtu, është e mundur që njëra nga propozimet të jetë edhe themelimi i zyrave ndërlidhëse në mes Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ivica Dacic
Ivica Dacic
 
 
Magazina
18:32 / 23.05.2013
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.