Dacic: Zgjidhja për Kosovën, vetëm me kompromis

14:20 / 25.02.2013
Qeveria e Serbisë është unike dhe ka konsideruar se mund të ketë një zgjidhje të drejtë të problemeve me Kosovën, vetëm me kompromis të nevojshëm nga të dyja palët, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, në një takim që mbajti me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë, Francës dhe Italisë dhe me kreun e misionit të BE-së në Beograd.

Ndërkaq, qëllimi i këtij takimi ishte dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

“Qëllimi i dialogut është që të sigurojë rendin dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, theksoi Dacic, transmeton “Zëri”.

Serbia mbështet zbatimin e reformave dhe është në rrugën e duhur për të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian, thuhet në një deklaratë të lëshuar për media nga Qeveria e Serbisë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.