Dacici: Do të reagojmë ashpër ndaj trazirave eventuale në Preshevë, e Prishtina s’mund ta ndalë dialogun se s’e pyet kush për këtë!

21:35 / 20.01.2013
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se askënd nga komuniteti ndërkombëtar nuk e ka pyetur për heqjen e lapidarit kushtuar luftëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë.

"Mesazhi për komunitetin ndërkombëtar është ky: Nuk lejojnë që Serbisë t’i imponohen standardet që nuk vlejnë për shtetet e tyre”, ka thënë Dacici për televizionin B92.

Ai theksoi se e vetmja gjë që ka pranuar si qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare është se “kjo është një çështje e brendshme e Serbisë dhe se çdo gjë duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin, i cili është respektuar”.

Dacic tha se me heqjen e monumentit në Preshevë askush nuk donte të fyente ndjenjat e shqiptarëve, dhe se lapidari nuk është dëmtuar.

"Nuk mund të ekzistojë një provokim i tillë i cili direkt është kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë. Forca nuk është aplikuar, nuk ka pasur incidente. Nëse dikush dëshiron incidente reale apo trazira, duhet të dini se do të hasni në reagimin e fortë të shtetit të Serbisë", ka thënë Dacici.

Duke iu përgjigjur reagimit të Qeverisë së Kosovës se heqja e monumentit e vë në pikëpyetje dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Dacic tha se "askush nuk e pyet qeverinë e Kosovës nëse do të mbahen negociatat”.

"Kjo nuk është pjesë e bisedimeve, jo pse nuk kam dashur unë, por sepse nuk askush nuk donte të përzinte këto dy çështje”, tha kryeministri i Serbisë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.