Dacici, Thaçit: Unë duhet të të arrestoj!
"Unë i thashë atij: A e di ti se unë tash do të duhej të të arrestoja? Por, nuk dua për shkak të marrëdhënieve të mira me Bashkimin Evropian", ka komentuar kryeministri serb Ivica Dacic, takimin me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi. "Ta lëmë shakanë mënjanë, por i kam thënë Thaçit se duhet të shqyrtojë gjithçka në lidhje me tregtinë e organeve të serbëve dhe të tjerëve në Kosovë, se do të insistojmë në këtë dhe se do të ishte mirë për Thaçin që këtë çështje ta hetojë deri në fund. Edhe Thaçi u pajtua me mua”, ka thënë Dacic.
Mediat serbe kanë shkruar se është i rëndësishëm takimi i parë në mes të Thaçit dhe Dacicit, “përkundër faktit se në Beograd për Thaçin është lëshuar urdhri për arrest”. /Telegrafi/