Dasma e përgjakshme

22:05 / 9.09.2012
Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sherri, në një ceremonie martesore në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së sotme në fshatin Jagodinë, të Elbasanit ku disa persona janë grindur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i vrarë me thikë 56-vjeçari P. Belegu nga Çerma e Lushnjes, raporton NOA.

Gjithashtu, mësohet se gjatë sherrit janë plagosur edhe dy vëllezërit, M. dhe E. Dushku nga fshati Jagodinë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku po marrin mjekimin e duhur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar si autorin e krimit, shtetasin B. Esja dhe është vënë në kërkim të tij.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.