Dasmat me armë

15:15 / 13.07.2012
Nuk ka të ndalur përdorimi i armëve të zjarrit nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare në Kosovë. Megjithëse Policia e Kosovës shumë herë ka apeluar tek qytetarët që të mos përdorin armë në të tilla raste, që të mos kthehet gëzimi familjar në tragjedi, kjo dukuri ka vazhduar edhe këtë vit, me fillimin e “sezonit” të dasmave. Sipas Policisë, deri më tani janë evidentuar dy raste të plagosjeve si pasojë e shkrepjes së plumbave nëpër ahengje familjare. Ndërkohë, policia paralajmëron edhe masa ndëshkuese ndaj personave që prishin rendin dhe qetësinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se në kuadër të planit zhvillimor strategjik për periudhën kohore 2011-2015, Policia e Kosovës ka paraparë një objektivë të veçantë në domenin e sigurisë publike. Sipas tij, është hartuar plani operativ policor i cili ka të bëjnë me sezonin veror, përmes së cilit parashihet edhe parandalimi i përdorimit të armëve të zjarrit, kryesisht të tyre që përdorën nëpër ahengje dhe ceremoni të ndryshëm festive.

“Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskoj 13 armë që janë përdorur kryesisht nëpër ahengje”, ka thënë Kelani për “KosovaPress”. “Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, këtë vit, deri në këto momente, janë raportuar dy raste ku dy viktima kanë pësuar lëndime apo kanë marrë plagë nga plumbat që vijnë nga ajri. Njëri rast ka ndodhur në rajonin e Skenderajt dhe rasti tjetër në rajonin e Lipjanit”.

Sikurse viteve të tjera, policia bëri të ditur se ka filluar edhe me fushatën senzibilizuese për opinionin e gjerë se përdori i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme. Andaj, apelohet që qytetarët të festojnë në mënyrë të dinjitetshme - pa armë.

“Përdorimi i tyre sjell pasoja, siç është rasti në Lipjan, ku një fëmijë i moshës 13-vjeçare - në ambient të jashtëm, duke i ruajtur bagëtitë – plagoset nga plumbi i cili ka ardhur nga ajri”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.