Data për Serbinë varet nga dialogu me Kosovën

18:23 / 20.02.2013
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle ka deklaruar se Gjermania e mbështet Serbinë në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian, por, që vendimi për datën e negociatave varet nga rezultatet konkrete të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se bisedimet e kësaj jave janë të një rëndësie të madhe për këtë proces.

“Gjermania nuk do të paraqesë kërkesa të reja, por, as nuk do të heqë dorë nga kriteret e vendosura”, ka thënë Westerwelle në konferencën për gazetarë pas takimit me zëvndëskryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vucic.

Raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ka përfunduar pa rezultate, derisa kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Dacic do të takohen sërish më 4 mars. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.