Dauti nuk do në Qeveri

13:16 / 30.12.2012
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë kabineti qeverisës, sepse ndihet mirë si deputet i Kuvendit të Kosovës. “Mendoj se aty ku jam, jam mirë dhe do të vazhdoj të punoj me të gjitha kapacitetet që na i mundëson rregullorja e punës së Kuvendit. Ndihem mirë dhe jam kolegial me të gjithë deputetët, jo vetëm të një partie, por me të gjithë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për ofertën që i kanë bërë PDK-së për bashkëqeverisje.

“AAK-ja e ka bërë një ofertë, e cila nuk është e sotme, por ka ekzistuar tash e sa vite. Ne me të drejtë kemi shtruar kërkesën për ta udhëhequr Qeverinë, por natyrisht se është e drejtë e PDK-së ta vlerësojë ofertën tonë. Ne nuk do të ndalemi. Jemi duke punuar dhe do të jemi konstruktivë. Mendoj se oferta jonë i shkon në favor edhe partisë në pushtet, por gjithsesi këto procese do të vijnë më kohë, sepse nuk mund të ndodhin brenda ditës. Është e drejtë e tyre ta vlerësojnë ofertën tonë. Nëse nuk e pranojnë atë, atëherë ne do të vazhdojmë të punojmë dhe do të shihemi në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re”.

I pyetur se do të jetë AAK-ja pjesë e Qeverisë në këtë mandat, ka thënë jo nëse vëllai i tij nuk e udhëheq Qeverinë.

“Në asnjë mandat, në të cilin Haradinaj nuk e udhëheq Qeverinë, AAK-ja nuk do të jetë në pushtet. Oferta jonë është qeveri e re e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në rast se jo, ne do ta vazhdojmë punën tonë si opozitë konstruktive, do t’i mbështesim proceset që i tejkalojnë interesat partiake. Por, në anën tjetër, do ta vazhdojmë agjendën tonë rreth përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Ai i ka arsyetuar deklaratat e tij të mëhershme se nuk do të bëjnë koalicion me Hashim Thaçin.

“Kam thënë se nuk do të jemi pjesë e Qeverisë në të cilën kryeministër do të jetë Thaçi dhe vazhdoj të mendoj ende njëjtë”, është shprehur ai.

Daut Haradinaj ka treguar se AAK-ja asnjëherë nuk ka pasur shkëputje të komunikimit me kryeministrin Hashim Thaçi dhe partinë në pushtet.

“Çdo kritikë që e kam bërë mendoj se kam pasur të drejtë. Edhe koha po e vërteton se kam pasur të drejtë, sidomos në ato që i përmenda më lart, sa iu përket dukurive negative. Ne asnjëherë nuk kemi pasur shkëputje komunikimi me kryeministrin dhe partinë në pushtet, sepse kjo nuk ka qenë personale. Komunikimi ka ekzistuar në vija të shëndosha, pra kemi pasur bashkëpunim. Edhe pse tentohet të thuhet se jemi afruar tash, kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi komunikuar me kryeministrin tash e sa kohë, sidomos për vija të trasha investimi për rajonin, të cilit i takoj edhe unë dhe me krenari mendoj se kemi bërë punë të jashtëzakonshme në ato komuna dhe sukseset do të vërtetohen edhe në të ardhmen, sepse qytetarët do t’ia japin besimin AAK-së. Normalisht se tash është agjenda më e përafërt e të dy partive politike”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.