Davenport: Hap pozitiv për Prishtinën dhe Beogradin

21:27 / 20.10.2012
Ambasadori britanik në Serbi ka përshëndetur takimin e përbashkët të shefes për Politike të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherin Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Dacic.

“Përshëndesim takimin në Bruksel dhe dëshirën që të dyja palët kanë treguar që procesi i dialogut të vazhdojë me të shpejtë. Ky është një hap pozitiv në drejtim të përparimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën”, thuhet në një komunikatë të ambasadorit britanik në Serbi, Michael Davenport, e cila citohet nga mediat serbe në Beograd.

“Shpresojmë që mbi themelet e këtyre takimeve, në të ardhmen e afërt, do të ketë përparime konkrete”, ka thënë Davenport. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Michael Davenport
Michael Davenport
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.