Debat me shoqërinë civile për dialogun me BE-në

14:21 / 1.08.2012
Sekretariati për çështje evropiane sot organizoi debat me përfaqësues të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë, kushtuar realizimit të obligimeve të Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Teuta Arifi e prezantoi Raportin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Komisionin Evropian rreth statusit të realizimit të aktiviteteve të parapara me Udhërrëfyesin për realizimin e objektivave prioriteteve të Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë.

Në fjalën e saj zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se takimi i sotëm është edhe një konfirmim për transparencën me të cilën bëhet qasja në realizimin e këtij procesi, dhe gjithashtu paraqet edhe mundësi që të dëgjohen qëndrimet dhe sugjerimet shoqërisë civile.

Sa i përket progresit të shënuar zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se është vlerësuar arritja e marrëveshjes për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Krahas kësaj, Qeveria ka miratuar raportin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ndërsa në vazhdimësi po kryhen edhe aktivitete në pjesën e reformave zgjedhore e cila përbëhet prej ndryshimit të Legjislacionit zgjedhor dhe kontrollimit të Listës Zgjedhore.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile u pajtuan me faktin se Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë është i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian, por theksuan se duhet të ekzistojë transparencë më e madhe dhe përfshirje më e madhe e faktorëve të tjerë shoqëror në procesin e planifikimit dhe realizimit të aktiviteteve, transmeton INA.

Raporti për realizimin e Udhërrëfyesit operativ u prezantua dhe u shqyrtua edhe nga anëtarët e organeve përkatëse parlamentare, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Teuta Arifi
Teuta Arifi
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.