Deçani proteston sërish

19:40 / 26.02.2013

Protestat kundër faljes së dy pronave shoqërore Manastirit të Deçanit do të vazhdojnë prapë këtë fundjavë.

Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, Adem Lushaj, ka thënë për Telegrafin se protestat, tash për tash, janë e vetmja mënyrë për të kundërshtuar atë që e quan tendencë për të bllokuar zhvillimin e Komunës së Deçanit, gjatë përpjekjes për të favorizuar Manastirin e Deçanit.

“Ne kemi pritur nga Qeveria dhe Kuvendi që të na mbështesin, por duket se qeveritarëve ju pëlqejnë karriget e buta”, ka thënë Lushaj.

Kohëve të fundit janë zhvilluar disa protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjen e dy pronave shoqërore të Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”, të cilat pritet t’i jepen Manastirit të Deçanit.

Kundërshtuesit deklarojnë se është absurde që sistemi gjyqësor i Kosovës të vërtetojë një vendim të marrë në vitin 1997 nga ana e administratës së dhunshme serbe.

Protestat janë mbështetur vazhdimisht nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili ndër të tjera deklaron se nuk duhet harruar se UNMIK-u i kishte shpallur të pavlefshme ligjet e aplikuara gjatë kohës së Milosevicit, ndërsa ky vendim nuk po vlen për këto dy ndërmarrje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.