Dedaj rizgjidhet kryetar i PLK-së

18:47 / 22.12.2012
Partia Liberale e Kosovës ka zhvilluar punimet Kongresi i VI Zgjedhore dhe njëkohësisht ka shënuar 21 vjetori i themelimit, me ç’ rast 165 delegatwt pjesëmarrës aprovuan programin dhe statutin e ri dhe zgjedhën Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe Gjergj Dedajn kryetar të PLK-së.

Delegatët po ashtu aprovuan një Rezolutë të Kongresit, e cila do t’i dërgohet Aleancës Liberale Demokratike të Evropës dhe presidentit të ALDE, Sir Graham Watson dhe institucioneve tjera të rëndësishme evropiane dhe atyre vendore.

Përmes kësaj rezolute kërkohet përshpejtimi i proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetja e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe perspektives Evropiane.

Kongresi i PLK-se i dha mbështetje liderëve të institucioneve të Republikës së Kosovës për negociatat teknike nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe Administratës se SHBA-ve me autoritetet e Serbisë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe tejkalimin e pasojave të së kaluarës si dy vende fqinje dhe sovrane

Në fund u nda edhe mirënjohja e PLK-së “Marije Shllaku”, profesorit Ramiz Kelmendi, post mortum patriotit Ndue Perlleshi dhe Zonjes Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa për aktivistet e dalluar të PLK-së u dha fletë falënderimi Liberatori.  /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.