Del Ponte: Në Siri kanë ndodhur krime kundër njerëzimit

12:27 / 25.10.2012
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e cila është anëtare e Komisionit hetues të OKB-së për krimet në Siri, ka thënë se në shtetin sirian kanë ndodhur krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Anëtarja e Komisionit hetues të OKB-së për krimet në Siri ka shprehur bindjen se do të identifikojë të gjithë përgjegjësit e tyre, transmeton AFP.

“Detyra ime kryesore do të jetë vazhdimi i hetimeve dhe konfirmimi i përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë, të dyshuar për kryerjen e krimeve”, ka thënë Del Ponte para gazetarëve.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në Siri, që nga shpërthimi i konfliktit në mars të 2011-së, kanë humbur jetën mbi 35.000 njerëz. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
9:00 / 18.05.2013
Google Glass sjell aplikacionet e Facebook, Twitter, CNN…

Google Glass sjell aplikacionet e Facebook, Twitter, CNN…

Këtë javë, në konferencën e saj, Google I/O, Google ka paralajmëruar arritjen e një numri të rëndësishëm të aplikac...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.