Delegacioni i Kuvendit të Kosovës e viziton Britaninë

15:15 / 28.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do ta kryesojë një delegacion parlamentar, gjatë një vizite në Britani.

Vizita realizohet me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetarit të Lordëve të Parlamentit Britanik, dhe kryetarit të Grupit Britanik në Unionin Ndërparlamentar.

Krasniqi dhe delegacioni kosovar do të qëndrojnë atje nga data 29 tetor deri më 1 nëntor, njoftoi Zyra për Media e Kuvendit.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me anëtarë të tjerë të komisioneve të ndryshme parlamentare të Parlamentit Britanik të dy dhomave.

Një takim të veçantë, sipas njoftimit, do ta zhvillojë edhe me kryetaren e Kuvendit të Londrës, Jennette Armold. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.