Demaçi: Amerika ta trajtojë Serbinë si shtet gjakatar

21:08 / 5.03.2013
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi ka thënë se Amerika po gabon rëndë me Serbinë, duke e trajtuar atë si një vend evropian. Ndërsa, duke folur për dialogun në Bruksel, ka thënë se i dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë.

“E falënderojmë Amerikën për atë që ka bërë për Kosovën, mirëpo Serbia duhet të trajtohet si një shtet gjakatar nga ana e tyre, si një shteti qe i bëri katër luftëra” tha Demaçi, duke shtuar se Serbia duhet të trajtohet si fajtor dhe jo Kosova.

Ai tha se një shtet që nuk merr vesh nga demokracia nuk duhet të trajtohet ashtu siç po e trajton Amerika Serbinë.

“Thua se ne e kemi sulmuar Serbinë dhe jo Serbia Kosovën”, u shpreh ai.

Demaçi ndër të tjera tha se" Evropa po mundohet ta detyrojë Kosovën të bisedojë me Serbinë".

“Një padrejtësi e madhe i është bërë Kosovës lidhur me këto bisedime, se nuk duhet t’ia nisim nga bishti i punës, se ndoshta Serbia do ta njoh Kosovën, por kjo punë duhej të fillonte me njohje dhe pastaj me bisedime”, tha Demaçi duke shtuar se “po më dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë”, transmeton infoGLOBI.

Demaçi foli edhe për deputeten Rada Trajkoviç, duke thënë se “Rada i çon tre gishta dhe thotë Kosova e Metohia, edhe flet gjepura dhe prapë është në Parlament të Kosovës”.

“Evropa po don ta ndihmojë Serbinë, duke na bërë neve padrejtësi”, tha Demaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.