Demaçi: Fotografia e falsifikuar, asnjëherë s’e kam takuar Zemajn

14:07 / 2.05.2013

Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi i është përgjigjur reagimit të LDK-së lidhur me deklaratat për Tahir Zemajn.

Veprimtari Adem Demaçi ditë më parë ka i ka thënë presidentes së vendit Atifete Jahjaga, që të ketë kujdes se kujt i jep titullin “Hero i Kosovës”.

Sipas Demaçit, një të këtillë, nuk e ka merituar ish eprori i FARK-ut, Tahir Zemaj, meqë ai sipas tij, ka qenë një diler droge.

Lidhur më këto deklarata të Demaçit ka reaguar sot LDK-ja.

Mirëpo, në një prononcim për ORAinfo, Demaçi ka thënë momentalisht nuk e ka ndërmend të kërkoj falje për ato që i ka thënë për Zemaj.

“Kërkoj falje vetëm nëse ndryshojnë rrethanat. Nëse ata japin dokumente që ai nuk ka qenë i dënuar asnjëherë si trafikant droge në gjyqin e Prishtinës, nëse ai nuk e ka lëshuar frontin për me ik në Shqipëri, atëherë unë kërkojë falje, por përderisa këto nuk ndryshojnë unë nuk kërkoj falje”, ka thënë Demaçi.

I pyetur për një fotografi që po qarkullon ku shihet ai dhe Tahir Zemaj, Demaçi ka thënë se asnjëherë nuk e takuar Zemajn.

“Ato janë fotografi të falsifikuara nga gazeta ‘Bota Sot’. Unë kurrë në jetë nuk e kam takuar atë (Zemajn). Fotografinë e kanë falsifikuar, unë kurrë s’kam pasur rast të takohem me të dhe skam pasur mundësi të takohem. Ata zoti i shpërbleftë dhe i paguajt për ato falsifikime. Me pas shtet, unë i kisha paditur për këtë falsifikim, mirëpo nuk kemi shtet që merret me këto punë, kështu që vetëm po i shikoj për karshi”, ka përfunduar Demaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.