Demolli: Nuk pash fërkim fizik të VV-së me Jacobson

9:24 / 2.07.2013

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli ka folur në Interaktiv incidentin me ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson.

Ai ka thënë se nuk ka parë fërkim fizik ndërmjet protestuesve të Vetëvendosjes dhe ambasadores, dhe se për kalimin e tij dhe të tjerëve sigurt, ka ndihmuar Policia e Kosovës.

Në vazhdim, transkripti i intervistës ku Demolli flet për këtë temë.

“Pjesëtarët e policisë me një shtyrje të lehtë, përveç një vajze që ka qenë e kapur për një shtylle të hekurt aty, por edhe atë e kanë shty, dhe fillimisht ka hy ambasadorja Jacobson, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, pastaj ka hy kolegu nga PDK-ja dhe më pas kemi hy edhe unë edhe kolegia Vjollca Krasniqi, po e kam pa që në atë futje në kuvend ka hy edhe kolegu Shaip Muja edhe Fatmir Xhelili nga radhët e PDK-së”, ka thënë Demolli, transmeton “Koha”.

Si dëshmitar rasti, zoti Demolli, a keni parë ju çfarë i ka ndodhur zonjës Jacobson, sepse thotë se është lënduar nga pjesëtarë të “Vetëvendosjes”?

“Unë nuk kam pa aty në atë vend aty, sepse ajo ka pas edhe një tentim paraprak, kur ka dalë nga vetura, por unë nuk kam parë në atë vend, ndonjë fërkim që ka pasur me pjesëtarët protestuesit, apo me simpatizantët dhe ithtarët e Vetëvendosjes. E kam parë fotografinë e saj, por unë nuk kam parë ndonjë fërkim, edhe pse disa kanë pështy, edhe pallton time. Nuk është korrekte kjo. por, as unë nuk kam pasur ndonjë kontakt fizik, falë Policisë së Kosovës”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.