Dënohen kërcënimet dhe ndërtimi pa leje i xhamisë në Matiçan

18:04 / 24.09.2012
Iniciativa për Progres si organizatë që monitoron punën e komunës së Prishtinës (INPO) dënon sjelljen e pahijshme ndaj medieve dhe kërcënimet që i janë bërë përfaqësuesve të komunës së Prishtinës në rastin e përpjekjeve për ndalimin e punimeve në ndërtimin pa leje të një xhamie në lagjen Matiçan, ku Bashkësia Islame e Kosovës ka nisur punimet pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin.

“I bëjmë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës që të distancohet nga sjelljet dhe deklarimet e Kryetarit të Bashkësisë Islame për komunën e Prishtinës, Bahri Sejdiu, i cili ka cenuar ligjin, ka kërcënuar dhe ka nxitur urrejtje ndaj drejtorit të Inspektoratit të komunës, Muhamet Gashi”, thuhet në një komunikatë të INPO-s.

INPO përmes kësaj deklarate mbështetë veprimin e organeve komunale kundër ndërtimeve pa leje dhe uzurpimit të hapësirës publike në komunën e Prishtinës. Sipas kësaj iniciative, bashkësitë fetare në Kosovë duhet të jenë promotorë të sundimit të ligjit dhe shembull i respektimit të shtetit, por jo e kundërta.

”Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë vendin si një shtet sekular dhe neutral ndaj të gjitha përkatësive fetare dhe çfarëdo përpjekje për të sfiduar këtë karakter të shtetit të Kosovës përbën shkelje të kushtetutës”,.

INPO nuk është kundër ndërtimeve të objekteve fetare pavarësisht cilët besim i takojnë ato, por legjislacioni në fuqi duhet të respektohet nga qytetarët dhe bashkësitë fetare. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.