Dëshmia e një vrasjeje me çekiç

9:32 / 21.10.2012
Shtëpia barakë e familjes Dedej në Rrogozhinë të Durrësit, dje ishte kallkan. Hapat e dy vocërrakëve të pafat ishin tretur brenda një nate. Dikush tjetër kujdesej për ta, por jo nëna dhe babai i tyre. Fqinj dhe të afërm të Lime Dedejt, që iu ça kafka me çekiç dhe të bashkëshortit të saj vrasës, që në mëngjes herët shpejtonin të rregullonin barakën. Shtronin brenda dhomave me tulla të pasuvatuara qilima të vjetër.

Nuk kishte as kush ta qante 41- vjeçaren e pafat, përveç së motrës që shkrehej herë pas here në vaj. Prindërit ishin rrugës, vinin nga Burreli për të përcjellë në banesën e fundit vajzën e tyre. Teksa bëheshin gati për ceremoninë mortore, Agim Tola, një nga fqinjët e gruas së masakruar rrëfeu skenën e krimit.

"Mbrëmjen e së premtes isha në shtëpi, kur erdhën dy fëmijët e Bujar e Lime Dedejt. Ata më thanë: Xhaxhi hajde shpejt në shtëpinë tonë, se babi e vrau mamin me çekiç në kokë. Mami nuk na përgjigjet, babi iku. Qanin pa pushim. I mbajta në shtëpi të dy fëmijët e vegjël së bashku me të mitë. Nuk i lashë të dilnin. Kur shkova në banesë Limja kishte puls, por koka i ishte shtypur nga goditjet. Nuk kishe ç'të shikoje, sepse e kishte mbuluar gjaku", tha Tola.

Rreth orës 13:30, të afërm, miq dhe komshinj të çiftit Dedej varrosën në varrezat e qytetit të Durrësit 41-vjeçaren. Pas drekës së varrimit, familjarët e viktimës u kthyen në Burrel. Shtëpia e Bujar Dedejt u kyç, ndërsa dy fëmijët e vegjël i mori përkohësisht një kushëri i tyre. Ndërkohë, burime zyrtare nga grupi hetimor deklaruan se drama në familjen Dedej ndodhi për motive xhelozie, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Sipas hetuesve të çështjes, Bujar Dedej nga një fshat i Rrogozhinës dhe Lime Dedej nga një fshat i Burrelit ishin divorcuar 2 javë më parë në Gjykatën e Durrësit. Mësohet se 6 muaj më parë, kur çifti Dedej ishte në proces divorci, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtje ndaj 41-vjeçares, e cila u masakrua në sy të dy fëmijëve të saj të mitur.

Burimet e mësipërme sqarojnë se Bujar Dedej ishte divorcuar nga gruaja e parë me të cilën kishte 3 fëmijë (më i madhi 20 vjeç) dhe ishte martuar me Limen. Mbi 10 persona që janë shoqëruar nga policia kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje se 48-vjeçari ishte person shumë i dhunshëm dhe e rrihte sistematikisht gruan e tij.

"Bujari ishte divorcuar edhe me gruan e parë. Ai ishte maniak pas femrave të divorcuara dhe atyre të veja. Vetë bridhte sa tek njëra tek tjetra, ndërsa gruan e tij e dhunonte dhe e mbante mbyllur në shtëpi. Nuk e lejonte të dilte as në punë, pavarësisht se ishin shumë të varfër", janë shprehur para hetuesve komshinj të familjes Dedej.

Bujar Dedej nuk është penduar për krimin e bërë. Gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur se nënën e dy fëmijëve të tij e vrau, pasi ajo e tradhtonte.

"E ruajta përgjatë gjithë ditës. Ishte me një burrë tjetër, kur u fut në banesë në orën nëntë të mbrëmjes. Nuk debatuam, por hyra në dhomë dhe e godita me çekiç në kokë. Ajo kishte kohë që më tradhtonte. Nuk e duroja dot tradhtinë që më bënte. Pse unë do t'i ushqeja fëmijët e asaj? Ajo të bridhte dhe unë të gjeja lekë për t'i çuar në shkollë? Donte të merrte edhe shtëpinë, e unë të largohesha", tha Dedej. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Lime Dedej
Lime Dedej
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.