Dëshmitari: Zharku planifikoi vrasjen e dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it

8:57 / 14.08.2012
Një ish-polic ka implikuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, në përgatitjen e vrasjes së dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it.

Ky dëshmitar, i cili me dëshmitë e tij ka arritur ta kthejë përmbys rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” nuk e ka shfajësuar as veten nga përgjegjësia në organizimin e shpërthimit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, i cili pati shkaktuar vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Ai ka thënë se Zharku ka paguar një person 20 mijë euro për t’i vënë bombën në veturën e prokurores Maria Bamieh. Dëshmitari ka deklaruar se Zharku kishte planifikuar edhe vrasjen e prokurorit Maorizio Salustro, si dhe të kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, shkruan “Koha Ditore”.

Si rezultat i hetimeve dhe aktakuzës së ngritur nga prokurorja angleze Maria Bamieh, Zharku është dënuar me 3 vjet e gjysmë për veprën penale të detyrimit. Ai pritet të shkojë në vuajtje të dënimit.

Anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhabir Zharku, ka mohuar se ka përgatitur ndonjë vrasje. Ai i ka quajtur këto trillime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.