Dështimi i elektronikës në Tiranë (Video)

0:03 / 23.06.2013

1400 persona të trajnuar për të punuar si operatorë të sistemit të dështuar për identifikimin elektronik të votuesve në Tiranë, më 23 qershor, janë lënë në mes të rrugës.

Të punësuar nga kompania “TrenkwalderCivet2000 SHPK”, ata thonë se nuk i është dhënë një kopje kontrate.

Ata kanë firmosur vetëm një kontratë, që është mbajtur nga punëdhënësi, por nuk kanë marrë një të tillë, siç dhe e kërkon ligji.

Pavarësisht këtyre aspekteve, ata tregojnë se çfarë ka ndodhur edhe kur KQZ, më 18 qershor, deklaroi dështimin e projektit të identifikimit elektronik.

“Pavarësisht se ka pasur sinjalizime të qarta se ky proces mund të anulohej, ka vazhduar të bëheshin trajnime. Ka persona që janë trajnuar dhe të mërkurën dhe të enjten. Dje kemi marrë sms dhe telefonata ku thuhej se kjo kontratë shfuqizohej. Nuk pranojmë faktin që të shfuqizohet një kontratë, ku ne kemi nënshkruar, nëpërmjet një sms-je apo telefonate”, u shpreh Olsi Duzha, operator, raporton Top Channel.

Në kontratë thuhet qartë, se ku këta operatorë do të dorëzonin pajisjet, të cilat ata kanë marrë duke firmosur një proces verbal, që ishte KQZ. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.