Dështon arrestimi i Bujar Bashës
Rreth orës 22:00 të së martës, hetues rajonalë dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative nga Prizreni, në afërsi të fshatit Vraniq kanë tentuar ta arrestojnë të arratisurin nga Burgu i Dubravës Bujar Bashën, mirëpo përpjekja e policisë ka dështuar.Operacioni kishte filluar pas pranimit të një informate e cila ishte siguruar përmes rrugëve operative që bënte me dije se Basha me dy persona tjerë që po e shoqëronin lëvizte me automjet të llojit Opell Vectra dhe në momentin kur e ka vërejtur veturën e policisë ka kërcyer nga automjeti duke ikur nëpër një arë të mbjellë me misër, njofton “Express”.
“Policia ka arrestuar dy shoqëruesit Urim B. dhe Visar K. ndaj të cilëve, sot do të bëhet kallëzim penal për dhënie të ndihmës kryerësit të veprave penale. Policia ka sekuestruar veturën e dyshuar”, thuhet në një komunikatë të policisë. /Telegrafi/